I vetmi që mundi Argjentinën në Botëror, Herve Renard merr drejtimin e kombëtares franceze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 23:20

I vetmi që mundi Argjentinën në Botëror, Herve Renard merr drejtimin e kombëtares franceze

Herve Renard i ka dhënë lamtumirën përfaqësueses së Arabisë Saudite dy ditë më parë dhe sot, është bërë e ditur se tekniku francez i cili dhuroi surprizën më të madhe të Botërorit 2022, do të kthehet të drejtojë në Francë, më saktësisht një nga përfaqësueset e këtij vendi.

Saudi Arabia boss Herve Renard

Arabia Saudite, nën drejtimin e Renard dhuroi atë që cilësohet padyshim si një nga surprizat më të mëdha në histori, fitoren me përmbysje 2-1 ndaj Argjentinës në ndeshjen e parë në grup të Botërorit, duke qenë skuadra e vetme që mposhti Mesi & Co. në rrugëtimin drejt fitores së trofeut.

Pasi ai vendosi të largohej nga Arabia Saudite, Renard u kontaktua nga Federata Franceze e cila e ka përfshirë menjëherë në organigramën e vet, duke i besuar fillimisht drejtimin e kombëtares së femrave deri në gushtin e vitit 2024. Kështu, ai do të drejtojë ekipin në Kupën e Botës 2023 si dhe pastaj në Lojërat Olimpike 2024, të cilat zhvillohen në Paris.

Renard prej kohësh vlerësohet si një pasardhës potencial i Didier Deshamp në stolin e përfaqësues së Francës për meshkuj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"