Postuar: Prill 24, 2022 | 19:30
I shpëtoi jetën portierit të Pogradecit, fizioterapistja Alma Angjo nderohet me certefikatë mirënjohje
Përpara startit të sfidës, Maliqi-Pogradeci 2-3, të zhvilluar ditën e shtunë në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, fizoterapistja e Pogradecit, Alma Angjo, u nderua me certefikatë mirënjohje nga FSHF, pasi i shpëtoi jetën portierit Herdis Alliu, në ndeshjen e kaluar ndaj Shkumbinit.
Gardianit të liqenorëve, pas një përplasje me kundërshtarin, i kaloi gjuha poshtë. Falë ndërhyrjes së Angjos, u bë e mundur shmangja e një tragjedie. Certefikata e mirënjohjes, për këtë gjest heroi, fizioterapistes iu dha nga delegate i ndeshjes, Renato Rapo.
LEXO EDHE: