I shënoi gol historik PSG-së, shqiptari Gjeçi vlerësohet me notën më të lartë se Fabian Ruiz & CO

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2025 | 23:34

I shënoi gol historik PSG-së, shqiptari Gjeçi vlerësohet me notën më të lartë se Fabian Ruiz & CO

Mbrëmja e 15 janarit të vitit 2025, do të mbahet mend gjatë nga Klevis Gjeçi, futbollisti shqiptar, i cili në moshën 28-vjeçare i shënoi një gol historik gjigantëve të PSG-së me skuadrën modeste të Espalit, në duelin e vlefshëm për Kupën e Francës.  

Gjeci

Gjeçi arriti të shënonte me kokë në minutën e 3-të të sfidës, ndërkohë që PSG përmbysi rezultatin me shifrat 2 me 4 duke siguruar kualifikimin për më tej.  

Mesfushori shqiptar, Klevis Gjeçi, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Sopotit në futbollin shqiptar, qëndroi në fushë 73 minuta, duke u vlerësuar me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”. 

WhatsApp Image 2025-01-15 at 23.19.18

Interesant është fakti se 28-vjeçari shqiptar, mori vlerësimin më të lartë, se mesfushori kampion i botës Fabian Ruiz, që u vlerësua me notën 7. Gjeci gjithashtu pati notë më të mirë edhe se Ramos, Majulu, Tape, Zague, Tanes, Nuno Mendes, Uillian Paço, që janë pjesë e gjigantëve të PSG-së.  

Ky moment do të jetë i gdhendur me gërma të arta në karrierën modeste të futbollistit shqiptar.  

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"