I shënoi Atalantës së Gjimshitit, mbrojtësi Kalulu: Mëkat që s’fituam, treguam se kemi nivel
Nuk kishte dyshim që Pier Kalulu do të shpallej lojtari i ndeshjes pas asaj që krijoi në sfidën Atalanta-Juventus. Mbrojtësi francez u vlerësua me çmimin si lojtari më i mirë, ndërsa gjithashtu dha edhe përshtypjet e tij për barazimit që nuk e kënaq aspak.
“Jam i lumtur për golin, por më vjen shumë keq për rezultatin final të takimit. Ne i kishim të gjitha kualitetet, vuajtëm disi, por kishim gjithashtu edhe rastet për të shënuar sërish. Ne kemi treguar se jemi një skuadër e një niveli të ndeshjeve të tilla, por ka ende gjëra të vogla që duhet t’i përmirësojmë për të shkuar aty ku duam ne. Goli i Reteguit? Të gjitha golat janë të evitueshëm.
Ky është një moment që po na ecën në këtë mënyrë, por ne duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj detajeve”, tha ndër të tjera Pier Kalulu pas ndeshjes. Mbrojtësi francez përveç golit, i shkoi shumë pranë dopietës me një goditje me kokë, por topi shkoi në shtyllë e më pas u largua nga portieri në vijën fatale.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"