I dha tre pikët Dinamos, Zabërgja: Fitorja erdhi në momentin e duhur, e merituam
Baton Zabërgja ka qenë një nga emrat e rinj të afruar gjatë kësaj vere nga Dinamo. Sulmuesi i afruar nga radhët e Gjilanit në Kosovë, ka qenë ndër ata që nuk kanë zhgënjyer në këtë start të vështirë të sezonit dhe sot gjeti golin e tij të dytë në Superiore. Një gol që i solli tre pikë Dinamos në një transfertë të vështirë ndaj Laçit.
“Normalisht është e vështirë pas atyre disfatave radhazi, se edhe në ndeshjet e kaluara kemi bërë ndeshje të mira, por na mungonte rezultati. Por sot besoj se iu qasëm maksimalisht ndeshjes, e merituam fitoren dhe ishte në një moment të përkryer fitorja.
Në çdo stërvitje në punojmë fort e përgatitim ndeshjen, stafi dhe lojtarët japim maksimumin. Sot dhamë më shumë se 100% dhe e merituam këtë fitore.
Sot ishte ndeshja për të na kthyer moralin dhe nga ndeshja e radhës do të kemi qasje më të madhe se kjo ndeshje, kjo fitore, erdhi në momentin e duhur.
Kartoni i kuq? Nuk e pashë, nuk mund të jap koment, nuk e di.
Gjithë sulmuesit e Dinamos janë të mirë, cilindo vendos trajneri janë njëlloj për mua. Të gjithë kanë cilësi të mira. Normalisht unë kam ardhur të bëj një hap më të mirë në karrierrë dhe shpresoj që dalëngadalë të rritem personalisht, por edhe me klubin”, tha për “MCN” sulmuesi 22-vjeçar i Dinamos.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"