I dha fund aventurës në Brazil, Luis Suarez bën rrëfimin tronditës: Para ndeshjeve merrja pilula dhe injektoja veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 12:32

I dha fund aventurës në Brazil, Luis Suarez bën rrëfimin tronditës: Para ndeshjeve merrja pilula dhe injektoja veten

Sulmuesi Luis Suarez i dha fund aventurës me Gremion në Brazil, duke shënuar golin e 555 në karrierën e tij. Në një intervistë për “Radio 890 Sport”, uruguajani zbuloi se merr pilula për të luajtur pasi ka momente që ndjen shumë dhimbje.

Suarez

“Në ditët para ndeshjeve marr tre pilula dhe para ndeshjes duhet të injektoj veten. Nëse nuk e bëj këtë, nuk do të mund të luaj. Duhet të mendoj se nëse vazhdoj kështu kam fituar. Nuk do të jem në gjendje të luaj futboll me miqtë e mi në pesë vjet. E vërteta është se vetëm momentet e para të mëngjesit janë shumë të dhimbshme. Kushdo që më sheh mendon se është e pamundur për mua të luaj një lojë. Djali im më kërkon luaj me të dhe nuk mundem”,- tha uruguajani, i cili shënoi 27 gola dhe 17 asistime në 53 ndeshje për Gremio këtë vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"