I dënuar si trafikant ndërkombëtar droge, sulmuesi i Holandës që fshihej në Rusi arrestohet në Dubai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 20:58

I dënuar si trafikant ndërkombëtar droge, sulmuesi i Holandës që fshihej në Rusi arrestohet në Dubai

Sulmuesi i Holandës, Kuinsi Promes, duket se ka gabuar me vendimin e tij për t’iu bashkuar skuadrës së Spartak të Moskës në fazën përgatitore që kjo e fundit bëri në Dubai para startit të pjesës së dytë të sezonit në kampionatin rus. Futbollisti është arrestuar sot, pasi mbi të rëndon një dënim si organizator i një trafiku ndërkombëtar droge, një nga arsyet pse ai gjendej në këto vite në Rusi.

sadsaddsadasadsads

Skuadra e Spartak Moskës ishte në aeroportin e Dubait duke u bërë gati për kthimin në Rusi kur lojtari u ndalua nga autoritete vendase edhe iu mohua lëvizja drejt një tjetër shteti. Fillimisht u tha se ai do të udhëtonte në një kohë të dytë pasi të merrej në pyetje. Por mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se ai është ende nën kontrollin e policisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Promes u dënua nga një gjykatë holandeze më 14 shkurt pasi u cilësua si një nga organizatorët e trafikut të 1,35 ton kokainë në janarin e vitit 2020 në Antverpë. Dënimi që u dha për të në mungesë ishte 6 vite burg, pasi sulmuesi që nga viti 2021 është bërë pjesë e Spartak Moskës në Rusi dhe duke ditur hetimet për të, nuk largohej nga ky vend. Më përpara, gjykata kishte dhënë edhe një dënim prej 18 muajsh burg, pasi kishte goditur me thikë kushëririn e tij gjatë në zënke familjare.

sadsadsadsadasd

Sipas prokurorëve të çështjes, Promes i cili ka luajtur 50 ndeshje me Holandën duke shënuar 7 gola, mendonte se ishte “i paprekshëm” për shkak të transferimit në Rusi, pasi kjo e fundit nuk autorizonte ekstradime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"