I cilësuar si ndër më të mirë, policia arreston ish-boksierin shqiptar
Gjatë aksionit është vendosur në pranga biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës, Xhevahir Lita dhe ish-boksieri Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Në mesin e të arrestuarve janë arrestuar edhe disa efektivë. Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa aksioni është ende në zhvillim.
KARRIERA NË BOKS E BILALIT
Gjatë karrierës së tij, Astmer Bilali është cilësuar në shumë aktivitete si një boksier me të ardhme, madje shpeshherë është nderuar si boksieri më i mirë. Në aktivitetin e fundit, ai u shpall fitues në turneun “Adem Jashari”, si dhe u shpall ndër 10 sportistët më të mirë të Shkodrës në anketën e fundvitit, organizuar nga “Sport Klub Vllaznia”.