Humbje e majme për Milanin nga Champions-i, një mrekulli në Angli do të sillte 100 milionë euro përfitim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 15:21

Humbje e majme për Milanin nga Champions-i, një mrekulli në Angli do të sillte 100 milionë euro përfitim

Milani ka një këm bë e gjysmë jashtë Ligës së Kampionëve. Humbja në shtëpi kundër Dortmundit dënon kuqezinjtë të fitojnë në Njukasëlli, duke shpresuar që gjermanët, tashmë të kualifikuar, të mundin PSG-në në shtëpi për të siguruar vendin e parë në grup.

milan

Një skenar shumë i ndërlikuar në fakt, i cili megjithatë përfaqëson shpresën e fundit të skuadrës së Piolit. Dhe gjithashtu të klubit, që në rast eliminimi do të duhej të bëntë disa llogari që nuk do të ishin të këndshme.

Sa humb Milani pa Champions-in? Deri më tani nga pjesëmarrja në kupë kanë ardhur rreth 61 milionë euro. Vitin e kaluar, ishin 127. Në të dyja rastet janë marrë në konsideratë edhe çmimet e UEFA-s dhe të ardhurat nga biletat e stadiumit.

Pa marrë parasysh aktivitetet e ndërlidhura, si në nivel tregtar ashtu edhe në atë të marketingut, të garantuara nga një rrugë e virtytshme në Evropë. 68 milionë euro më pak, në çdo rast, bëjnë një ndryshim të madh. Dhe nuk mbaron me kaq.

LAMTUMIRË BOTËROR KLUBESH – Në fakt, duke i dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve, “djalli” do t’i jepte lamtumirë edhe edicionit të parë të Botërorit të Klubeve, që do të zhvillohet në verën e vitit 2025, por kualifikimet e të cilit do të vendosen këtë sezon. Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar nga mekanizmi i aksesit është i lidhur me renditjen në Champions –it dhe skuadrat italiane janë dy vende: Interi është i sigurt se do të marrë pjesë, Juventusi është përpara për vendin e dytë.

Milani, aktualisht, do të ishte përpara Napolit, por në atë pikë vetëm napolitanët do të kishin shpresa për të kaluar bardhezinjtë. Dhe goditja nuk duhet nënvlerësuar sepse bëhet fjalë për një grup çmimesh prej rreth 2 miliardë eurosh, vetëm pjesëmarrja në konkurs kap vlerën e 50 milionë eurove.

PO LIGA E EUROPËS – Një gjysmëfinale e Ligës së Europës i siguroi Juves në sezonin e kaluar thuajse 20 milionë euro, teksa një arritje në finale vlen edhe për 5 milionë euro më tepër, teksa 4 milionë të tjera do t’i sigurohen në rast trofeu klubit. Pa harruar prestigjin e një kupe europiane të sjellë në shtëpi dhe pjesëmarrjen në Superkupën e Europës.

Në thelb, fitimi i Ligës së Europës mund të garantojë rreth 30 milionë euro fitimi në total. Sigurisht, shumë më pak se të ardhurat nga Champions-it, por një arritje jo e parëndësishme.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"