Humbja në kampionat, shpërthen zyrtari i klubit të Kategorisë së Parë: Arbitër frikacak! Nuk u mundëm nga Korabi, por…
Turbina fajëson gjyqtarin Granit Sulko për humbjen në Peshkopi. Shefi i klubit, Engjëll Belshi, për “Panorama Sport” thotë:
“Nuk jemi mundur nga Korabi, por nga Granit Sulko. Gjykimi ishte skandaloz. Ai u tregua i paaftë dhe i njëanshëm. Pamjet filmike flasin vetë.
Turp për të që një arbitër me karrierë, të tregohet kaq mizor me klubin tonë, që ka shpenzuar shumë këtë sezon. U tall me djersën tonë. Goli i dytë duket qartë që ishte faull për ne dhe karton i kuq për lojtarin kundërshtar.
Në fund të ndeshjes goditëm shtyllën dhe topi kthehet në lojë. Një nga futbollistët tanë pengohet rëndë në zonë, ky gjyqtar, që vetëm i tillë nuk është, nuk jep penallti.
Faulle pa fund në dëmin tonë, që frenuan lojën tonë, bënë që ne të humbin këtë sfidë. Një gjyqtar frikacak, që iu tremb vendësve që i bënin presion pas çdo vendimi që jepte.
Federata të marrë masa ndaj këtij arbitri, që i iku loja nga duart nga frika dhe na mundi me veprimet e tij”, tha Engjëll Belshi.
MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"