Humbja me goleadë e bën ekipin më i dobët, Shqipëria e femrave e mbyll si mos më keq pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 21:11

Humbja me goleadë e bën ekipin më i dobët, Shqipëria e femrave e mbyll si mos më keq pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve

Edicioni i parë në Ligën e Kombeve për kombëtaren e futbollit të femrave është mbyllur me një pjesëmarrje për t’u harruar për ekipin kuqezi. Ajo ka regjistruar vetëm 1 pikë në 6 ndeshjet e luajtura, teksa e ka mbyllur si skuadra më e dobët në Ligën B, duke rënë në atë C për edicionin e ardhshëm.

kombetarja femra

Ndeshja e fundit e skuadrës së drejtuar nga Armir Grima ishte sot ndaj Hungarisë, e cila ka fituar me rezultatin e thellë 6-0. Trajneri kishte bërë disa ndryshime në skuadër në krahasim me ndeshjen e pak ditëve më parë ndaj Irlandës së Veriut, duke lënë në stol edhe kapitenen Megi Doçi.

Por tabloja nuk ndryshoi dhe Shqipëria u ndëshkua me 4 gola që në pjesën e parë të sfidës. Dy gola të tjerë në fraksionin e dytë të lojës plotësuan humbjen me shifrat 6-0, që dekretoi edhe fundin e këtij edicioni për Shqipërinë me një golavarazh 2-18, duke qenë zyrtarisht skuadra me dobët e Ligës B.

sdfdfssdfsdfsdfsdfdfs

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"