Postuar: Gusht 21, 2023 | 21:47
Humbja me Erzenin, Kumbarçe: Korabi me dy fytyra, ja pika jonë e dobët
Trajneri i Korabit, Shpend Kumbarçe, pas miqësores ndaj Erzenit në të cilën dibranët u mundën minimalisht 1-0, u shpreh.
“Ndeshjet miqësore kanë qenë vërtet shumë të domosdoshme, pasi më kanë ndihmuar për të analizuar gjendjen e skuadrës, për të krijuar një ide mbi modulin. Ndaj Erzenit, ishte një Korab me dy fytyra. Një pjesë e parë, me një grup shumë kompakt e të konsoliduar që shprehej mjaft mirë në fushë, madje duke krijuar dhe mundësi për të shënuar. Në pjesën e dytë u treguam të kujdesshëm duke mos i lënë hapësira kundërshtarit, për të mos thënë që nuk kishin shumë shanse për të na rrezikuar përveç golit. Ajo që është pikë e dobët jona është pankina”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"