Humbja kundër Atalantës, Reijnders: Të zhgënjyer, nuk luajtëm siç ishim përgatitur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 9:58

Humbja kundër Atalantës, Reijnders: Të zhgënjyer, nuk luajtëm siç ishim përgatitur

Pas dy ndeshjeve me tre gola, ashtu si për Milanin, edhe për Tizhani Reijndersin, erdhi momenti për t’u ndalur.Tijjani-Reijnders-MilanHumbja me Atalantën frenoi skuadrën, por në fushë më herët ishte frenuar edhe holandezi. Pikërisht ai ishte i vetmi nga kuqezinjtë që foli për mediat pas disfatës në Bergamo.

“Nuk donim të humbisnim, por nuk bëmë ndeshjen që kishim në plan të bënim. Jemi të zhgënjyer, por po ashtu jemi të detyruar të shohim përpara. Duhet të kemi më tepër besim dhe të mendojmë pozitivisht për ndeshjet e radhës. Të mërkurën do të luajmë në Champions dhe duhet të përqendrohemi nëse duam të fitojmë”, ishin fjalët e Reijndersit për rrjetin “DAZN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"