Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 12:35
Humbja e penalltisë së dytë radhazi, Mbape: Po kaloj një moment të vështirë…
Sulmuesi i Real Madridit, Kilië Mbape humbi penalltinë e dytë pas asaj kundër Liverpulit në Champions. Pas disfatës në transfertën me Bilbaon, francezi reagoi në rrjetet sociale.“Rezultat i keq. Një gabim i madh në një ndeshje ku çdo detaj ka rëndësi. Unë marr përgjegjësinë e plotë për të. Një moment i vështirë, por është më e mira për të ndryshuar këtë situatë dhe për të treguar se kush jam”, ka shkruar Mbape.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"