Humbja e Francës ndaj Danimarkës, flet Deshamp: Nuk patëm fat, në Botëror do të jetë ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 11:16

Humbja e Francës ndaj Danimarkës, flet Deshamp: Nuk patëm fat, në Botëror do të jetë ndryshe

Didie Deshamps mundohet të shohë gotën gjysmë plot. Disfata në Kopenhagen nuk do të ketë pasoja, megjithatë duhen gjetur shkaqet. Sipas trajnerit, ato janë saktësia dhe portieri rival.

DESHAMP 1

“Humbja nuk na pëlqen asnjëherë, por sot patëm shumë raste. Fakti që nuk i shfrytëzuam solli këtë rezultat. U mundova të korrigjoj diçka me modulin dhe lojtarët, por duhet thënë se edhe kur ne i bëmë gjërat mirë, Danimarka na u përgjigj me një mbrojtje po aq cilësore”, sqaroi tekniku francez. Tashmë pas një muaji do të dalë lista për në “Katar 2022”.

Lidhur me Kupën e Botës, Deshamps u shpreh:

“Për një kombëtare si e jona dëmtimet nuk mund të jenë alibi. Lojtarët me të cilët përballuam këto dy ndeshje do të na nevojiten në të ardhmen, por Franca e Botërorit do të jetë një tjetër, sidomos nëse arrijmë t’i rikuperojmë të gjithë.

Idetë do të jenë më të qarta pas një muaji. Si për mua, por sidomos për djemtë, të cilët edhe një herë dhanë maksimumin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"