Postuar: Gusht 14, 2024 | 13:00
Hulian Alvarez te Atletiko Madrid, Siti arrin akordin me sulmuesin e Liverpulit
Hulian Alvarez u transferua te Atletiko Madrid dhe tashmë Mançester Siti po kërkon zëvendësuesin e argjentinasit.
“El Chiringuito” raporton se “Qytetarët” kanë arritur akordin me Luis Diaz nga Liverpuli.
Siti ka në plan të ofrojë 70 milionë plus bonuse për shërbimet e kolumbianit teksa tashmë topi është në fushën e të kuqve. Në vijim pritet të shohim se çfarë do të ndodh, nëse ky transferim do të bëhet ose jo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"