“Historia është shkruar”, Uzuni për thyerjen e rekordit te Granada: Një djalosh plot ëndrra që lindi në Berat…
Nga dje, Myrto Uzuni është lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola me ekipin e Granadës në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me dopietën kundër Rejsing Santander shkoi në kuotën e 46 golave.
Uzuni ka postuar një shkrim falenderues në rrjetet sociale për rekordin e arritur ku dhe tregon një pjesë të rrugëtimit.
“Historia është shkruar. Një djalosh plot ëndrra, i cili nuk u dorëzua kurrë. I lindur në Berat të Shqipërisë, jam shumë krenar për veten. Falenderimi i takon familjes, gruas sime dhe shokëve të skuadrës.
Faleminderit të gjithë lojtarëve që më ndihmuan të arrij këtë rekord. Faleminderit trajnerëve të mi. Robero Moreno, Aitor Karanka, Pako Lopez, Aleks Medina, Hoze Sandoval, Guile Abaskal, Fran Eskriba për të gjitha këshillat dhe ndihmën çdo ditë.
Dhe një falenderim i madh për tifozët e Granadës. Pa mbështetjen tuaj kjo nuk do të ishte e mundur, ju dua. Faleminderit tifozëve në Shqipëri, shokët që më kanë mbështetur në të mirë dhe në të keq. Dashuri e madhe për të gjithë M.Uzuni”, shkruhet nga sulmuesi shqiptar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"