Histori me yllin e sulmit të Argjentinës? Mia Khalifa tregon versionin e saj: Për të sqaruar gjërat…
Mediat rozë prej disa javësh kanë shpërndarë lajmin se ish ylli i pornos, Mia Khalifa, kishte një histori me sulmuesin e Argjentinës, Julian Alvarez. Mediat argjentinase kishin përhapur lajmin se ajo dhe lojtari ishin takuar vazhdimisht së fundmi me njëri-tjetrin, edhe pse ai ishte i lidhur me Maria Emilia Ferrero.
Por vetë Mia, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka vendosur që të përgënjeshtrojë gjithçka. Ish-aktorja 31-vjeçare me origjinë nga Libani, një nga më të famshmet në botë në periudhën kur ishte pjesë e kinematografisë pornografike, la të kuptohej se nuk shoqërohej me persona shumë më të rinj se ajo në moshë.
“Për të sqaruar gjërat, nuk po shoqërohem me askënd dhe nëse do të isha, sigurisht nuk do të ishte dikush që nuk është i rritur mjaftueshëm sa të kujtojë ku ishte kur ndodhi 11 shtatori”, shkruante ajo, duke iu referuar faktit se Alvarez ka lindur vetëm në janarin 2000 dhe është 24-vjeçar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"