Heroi ndaj Vllaznisë, Bismark mban në ankth Skënderbeun
Skënderbeu është në ankth për gjendjen e Çarls Bismark, sulmuesit kryesor, që i ka dhënë tre pikët e para ekipit në ndeshjen ndaj Vllaznisë.
Që prej minutës së 70-të të asaj sfide, Bismark ka ndjerë një shqetësim në kofshën e djathtë, duke kërkuar në dy momente ndërhyrjen e mjekëve për të ftohur muskujt me qëllim që të vijonte të qëndronte në fushë.
Ditën e sotme lojtari i do t’i nënshtrohet një rezonance për të parë më saktësisht shkallën e dëmtimit. Ajo që qetëson lojtarin dhe klubin bardhekuq është fakti se ka kohën e nevojshme për rikuperim duke qenë se kampionati rifillon në 11 shtator. Në kampin bardhekuq shpresojnë për një kontraktim dhe jo tërheqje, që do ta mbante gjatë jashtë.
LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"