Heroi i derbit/ Rritje rroge dhe shirit kapiteni, ditë magjike për Mateo Gabian
Milan dhe Mateo Gabia janë gati të betohen për besnikëri të përjetshme ndaj njëri-tjetrit. Mbrojtësi i lindur në vitin 1999, i cili me golin e tij theu “agjërimin” e gjatë pa fitore të kuqezinjve në derbi, në fakt së shpejti do të fillojë të diskutojë për zgjatjen e kontratës, e cila skadon më 30 qershor 2026.
Sipas Sky Sport, këtë javë do të ketë një takimi mes drejtuesve dhe menaxherit të lojtarit. Ideja e klubit kuqezi është ta blindojë Gabian deri në vitin 2030 dhe të dyfishojë pagën e tij aktuale që aktualisht është pak më shumë se një milion euro në sezon, përfshirë bonuset.
Kjo nuk është e gjitha, pasi pas thirrjes së tij të parë në kombëtare, fundjava e ardhshme mund të sjellë edhe një kënaqësi tjetër pasi pa të dëmtuarin Kalabria dhe pa të skualifikuarin Hernandez, mbrojtësi është kandidat serioz për të veshur shiriti i kapitenit për ndeshjen kundër Udinezses.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"