Hënes shigjeta Tuhelit: Kompani po bën një punë shumë të mirë
Uli Hënes ka vlerësuar trajnerin e ri të Bajernit të Mynihut, Vinsent Kompani. Megjithatë, deklaratat e tij mund të kuptohen edhe si kritika ndaj ish-trajnerit Tomas Tuhel. Me ardhjen e belgut si trajner i ri i Bajernit, një revolucion pritet të ndodhë në Mynih për të ristartuar garën për trofe.
Dhe presidenti i nderit tashmë po sheh një progres të dukshëm në krahasim me sezonin e kaluar dhe vlerëson punën e palodhur të belgut. “Sezonin e shkuar nuk ishte bërë mjaftueshëm punë dhe me sa duket jo mjaftueshëm intensivisht. Situata është përmirësuar tashmë nën drejtimin e Kompanisë: Ka punë që po bëhet dhe kjo është pikërisht ajo që na mungonte”, tha ai.
Përveç lavdërimeve për trajnerin e ri, këto fjalë të 72-vjeçarit mund të interpretohen edhe si një goditje ndaj ish-trajnerit të Bajernit, Tomas Tuhel. Hënes kishte bërë vazhdimisht komente kritike për Tuhel në të kaluarën dhe kështu shkaktoi trazira, të cilat me sa duket e rëndonin personalisht mbi trajnerin gjerman.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"