Hap i madh në karrierë, Zhegrova parakalon Savinjon në preferencat e Tiago Motës
Me Grinudin Juventusi do të afronte një anësor sulmi që mund të luaja si djathtas, ku ka qenë edhe pozicioni i tij natyral në fillimet e karrierës, edhe pse mëngjarash, por edhe majtas, siç është propozuar te Getafe në sezonin që sapo u mbyll.
Por ndërkohë Tiago Mota kërkon edhe një tjetër anësor sulmi, ku mes emrave të Savinjos së Gironës (lojtar në pronësi të francezëve të Trua), duket se trajneri i ardhshëm i Juventusit preferon kosovarin Edon Zhegrova.
25-vjeçari ka bërë një sezon fantastik me Lilën dhe fakti që edhe drejtori Xhuntoli ka kohë që po mban kontakte me homologun e klubit francez duket se lehtëson edhe më shumë një tratativë të mundshme. Lilë e bleu Zhegrovën vetëm 7 milionë euro nga Bazeli dhe tani e vlerëson 25, por francezët janë gati që të pranojnë në tratativë edhe ndonjë talent nga Juventusi, për të ulur vlerëson e kartonit të kosovarit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"