Hap i madh në karrierë, talenti i Shqipërisë U-19 firmos me klubin e Premier Ligës
Talenti i Kombëtares U-19 të Shqipërisë, Erion Zabeli, ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij teksa është transferuar në Premier League angleze tek skuadra e Brentford.
Pas eksperiencave te moshat e Uatford dhe së fundmi pjesë e Oksford, Zabeli ditën e sotme iu bashkua klubit të Premier Ligës. Shqiptari fillimisht do të bashkohet me skuadrën B të Brentfordit, me shpresën që në të ardhme, të arrijë të bindë drejtuesit, për të qenë pjesë e ekipit të parë, që militon në Premier Ligë.
Zabeli është një lojtar me perspektivë, ndërsa nuk është çudi që të ndjekë rrugën e Armando Brojës, për të firmosur me ekipet më të mëdha angleze.
18-vjeçari numëron 4 paraqitje me Shqipërinë U19 si dhe ka qenë pjesë e të gjithave grupmoshave të Shqipërisë, duke filluar nga U15.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"