Haman ngre “sirena” alarmi: Kimish nuk është për mesfushor
Sipas të gjitha gjasave gjigandët e Bajern Mynih do të mbështetet te Joshua Kimish në mesfushë sezonin e ardhshëm. Por ky vendim strategjik po shkakton diskutime dhe po ngre pikëpyetje nëse lojtari i gjithanshëm ka shpejtësinë dhe depërtimin e duhur.
Sipas “BILD”, klubi po planifikon të ketë Joshuan në mesfushë. Këtë e konfirmoi edhe drejtori sportiv i Bajernit, Maks Eberl, i cili theksoi se ata kishin vendosur që herët që Kimish të kthehej në qendër: “E kishim të qartë që Josh do të përfundonte sërish në mesfushë për ne. Ne kemi menduar për të”. Manuel Nojer ishte gjithashtu optimist pas fitores së qartë në Kupën e Gjermanisë në lidhje me Kimish: “Jo, tani kishte një pozicion më sulmues në mesfushë dhe luajti shumë mirë atje”, tha kapiteni. Jo të gjithë janë të bindur për këtë rol.
Ish-lojtari i kombëtares gjermane Ditmar Haman në veçanti shprehu shqetësimet e tij në një intervistë për “Sport BILD”: “Nëse ai vërtet do të luaj përsëri atje, nuk do ta kuptoja”. Haman tregon për konkurrencën e fortë në mesfushë, duke përfshirë nënshkrimin e ri Zhoao Palhinja dhe Konrad Laimer, të cilët luajtën një kampionat të mirë europian: “Ai nuk ka shpejtësinë apo shkathtësinë në repertorin e tij për të pasur një ndikim sulmues”, shpjegoi eksperti televiziv. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi performancën e Joshuas si mbrojtës i djathtë: “Me karakteristikat e linjës së djathtë në prapavijë, ai ishte i mrekullueshëm”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"