Gvozdenoviç u emërua tek Elbasani, tifozët verdheblu dalin kundër kundër drejtuesve: Provokim, do reduktojmë mbështetjen
Ivan Gvozdenoviç u prezantua sot si trajner i Elbasanit. Emërimi i teknikut serb nuk është pritur aspak mirë nga ultrasit e klubit verdheblu.
“Tigrat” e konsiderojnë provokim, ndërsa e mbyllin reagimin duke paralajmëruar redaktim të mbështetjes.
Postimi i tifogrupit “Tigrat Verdheblu”
“Reagim! Ditën e sotme pas largimit të trajnerit Roberto Bordin që gjejmë rastin ta falenderojmë publikisht për kontributin e tij, drejtuesit kanë prezantuar teknikun SERB Ivan Gozdenoviç.
Tifogrupi “tigrat verdheblu” ndihen të indinjuar për këtë vendim. E konsiderojmë këtë lëvizje provokim dhe po ashtu një nënçmim të nacionalitetit tonë kombëtar. Elbasani është një fanellë me traditë dhe sigurisht nga pas ka patur gjithmonë mbështetjen e pakursyer tonën në çdo stadium të shqipërisë.
Një mbështetje e cila do reduktohet deri sa klubi të reagoj për këtë vendim absurd. Elbasani gëzon një vend të veçantë në zemrat tona dhe ne do të vijojmë të brohorasim për fanellën, për qytetin për lavdinë! FCKsrb”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"