Gvozdenoviç karikon Skënderbeun: Tani të sulmojmë 4-shen e parë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 21:53

Gvozdenoviç karikon Skënderbeun: Tani të sulmojmë 4-shen e parë!

Me fitoren e fundit në kampionat, Skënderbeu ka larguar të gjitha “hijet” e rënies nga Superiorja, ose të paktën pjesën erënies automatike një kategori më poshtë. Korçarët arritën njëfitore shumë të rëndësishme në Kukës, falë dygolëshit të Rashicës.

Skenderbeu festa

Tashmë në mendjen e stafit teknik bardhekuq dhe drejtuesve të klubit juglindor është një tjetër objektiv, ai që lidhetme 4-shen e parë të renditjes, për ta mbyllur në mënyrën mëtë mirë të mundshme sezonin. Në kushte të tilla, të gjithë janëtë përqendruar maksimalisht te ndeshja e radhës ndaj Erzenit,ku trajneri Ivan Gvozdenoviçkërkon fitoren e padiskutuar për të mbetur në garën e 4më të mirëve të Superiores, pse jo dhe për të përfituar qëkëtë javë.

GVOZDENOVIÇ – Pikërisht këtë ka kërkuar në seancën edjeshme trajneri i Skënderbeut, duke folur me lojtarët para seancës. Numri 1 i stolit bardhekuq theksoi se Skënderbeu duhet të vazhdojë me besimin për të marrë maksimumin nëndeshjet e mbetura.

“Pas fitoresme Kukësin luajmë në shtëpi dhe jemi të detyruar për tëmarrë rezultat pozitiv para tifozëve tanë. Herën e fundit nukpërmbushëm pritshmëritë dhe dua një skuadër të përqendruarnë çdo moment të ndeshjes, me idenë e qartë për të marrë pikëtmaksimale kundër Erzenit.

Ne jemi të fokusuar vetëm te kjondeshje, por pa lënë në asnjë moment mënjanë objektivin primar, që është kalimi në katër vendet e para. Në kushtet kur jemivetëm dy pikë larg nga ky objektiv, është e udhës ta synojmëdiçka të tillë me të gjitha mundësitë që kemi”, theksoi veç tëtjerash trajneri i Skënderbeut.

SKUADRA – Më pas trajneri serb i korçarëve u ndal te ndeshja e radhës me Erzenin. Formacioni fitues në logjikën e Gvozdenoviç nuk ndryshon, kështu që Skënderbeu pritet të zbresë në fushë me rreshtimin 4-3-3. Dilema e vetme për stafin teknik të bardhekuqve ka të bëjë me mesfushorin Dejvid Janaqi.

Nëse do të jetë në gjendjen e duhur, ai do ta nisë titullarndeshjen me shijakasit, çka do të thotë se ai që do të sakrifikohet është Ivan Xhantu. Në të kundërt, Skënderbeu do të luajë me të njëjtin formacion që fitoi 0-2 në Kukës. Deri ditën e ndeshjes ka kohë dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç do të vendosë me qetësi.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"