Gramozi prek fundin! Skuadra e Qirjakos bie në Kategorinë e Tretë, festë te Delvina
Dramë te Gramozi i Ersekës! Skuadra që dikur ndeshej me Realin dhe militonte në Superiore, tashmë ka prekur fundin. Kolonjarët u mposhtën në finale e sezonit të zhvilluar ndaj Delvinës në “Roza Haxhiu” me rezultatin 1-3, teksa sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Tretë.
Ndërkohë në krahun tjetër, delviniotët rikthehen në Kategorinë e Dytë, pas këtij triumfi fantastik. Culli, Gjeci dhe Musta ishin autorët e golave për Delvinën, ndërkohë që për Gramozin e Qirjakos, golin e vetëm e shënoi Mydini.
REZULTATI:
GRAMOZI-DELVINA 1-3
A.Mydini 79′ / Culli 9′ , Gjeci 83′ , Musta 90′
FORMACIONET ZYRTARE:
GRAMOZI-DELVINA 15:00 (në stadiumin “Roza Haxhiu”, Lushnjë)
GRAMOZI: Kamberi, Gjoni, A.Mydini, Markos, Aliko, H.Mydini, E.Mydini, De Souza, Memo, Kodra, Pedro
DELVINA: Xhaferaj, Braculla, D.Mehmeti, Culli, Husi, Bazaj, Gjeci, Bibo, Theodhori, Musta, Roka.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"