“Golin e parë e kam për…”, Morata: Te Milani për historinë, mezi pres të shënoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2024 | 11:13

“Golin e parë e kam për…”, Morata: Te Milani për historinë, mezi pres të shënoj

Alvaro Morata që nga e shtuna është duke u stërvitur në grup në “Milanello”, por thuhet se është duke treguar një gjendje të shkëlqyer fizike.morataSpanjolli është i etur për të luajtur dhe minutat e tij të para me fanellën e kuqezinjve do të jenë sot në 21:00 në trofeun “Silvio Berluskoni” kundër Monzës në “San Siro”. Para ndeshjes, ish-sulmuesi i Atletikos së Madridit (së bashku me Pavloviçin) do të prezantohen para tifozëve të Milanit. Duke u kthyer te sulmuesi, forma e tij vjen nga fakti sepse u stërvit në pushime, pas një plani specifik pune që iu dërgua nga stafi atletik i “Djalli”. Miqësorja e fundit e verës kuqezi kundër Monzas do ta ndihmojë atë të mbajë disa minuta, por qëllimi i tij i vërtetë është Torino, një ndeshje në të cilën spanjolli dëshiron që menjëherë të bëhet i dashur për tifozët e Milanit me një paraqitje të shkëlqyer me ndoshta edhe një gol, siç ka dëshmuar në intervistën e dhënë dje për televizionin e klubit.

Çfarë përfaqëson Milani për ju?

Është sfida më e mirë dhe më e rëndësishme e karrierës sime. Këto ditë fola me Kakanë, me Ibrën dhe Bekhamin që më kujtuan historinë e këtij klubi. Mezi pres të shkruaj emrin tim në historinë e Milanit.

Përse morët numrin shtatë kur 9 ishte e lirë?

Fillimisht duhet të falënderoj Adlin që bëri një gjest të bukur duke e lënë për mua. Është numri im i preferuar, nuk e kam veshur kurrë në një ekip klubi për disa arsye. Adli më gëzoi me këtë gjest të tij dhe shpresoj ta nderoj fanellën.

E njihni Milanon?

Mbërritja në Milano ishte shumë emocionuese. Unë e njoh pak qendrën, por jo të gjithë qytetin. Do ta njoh më shumë me kalimin e ditëve.

Si ishte të fitoje Kampionatit Europian?

Ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Është një rrugëtim që nisi në moshën 12-13 vjeç kur vesha për herë të parë fanellën e kombëtares së të rinjve. E imagjinoja një ditë duke fituar një trofe. Ky kampionat europian ishte një përrallë.

Po “Milanello” si ju duket?

Është shumë bukur, mund të marrësh frymë futbolli në çdo cep. Të gjithë janë munduar të më bëjnë të ndihem sa më mirë dhe duhet të them se është një atmosferë shumë pozitive.

Përse zgjodhët pikërisht Milanin?

Gjithçka ishte shumë e lehtë. Ata thjesht më donin, asnjë ekip nuk më kishte dhënë kaq shumë besim dhe nuk mu desh të mendohesha gjatë. Jam shumë i lumtur për këtë zgjedhje.

Cili është idhulli juaj sportiv?

Kam disa në fakt, që nga Fernando Torres, David Vija dhe sigurisht Raul. Por unë i studioj të gjithë më të fortët.

Keni menduar kujt do t’ia kushtoni golin e parë me Milanin?

Do t’ua dedikoj fëmijëve të mi, do të jetë një emocion i mrekullueshëm.

Si e imagjinon golin e parë në “San Siro”?

Top në thellësi dhe portieri del për të më bllokuar rrugën. Unë lëviz, e dribloj në vrapim dhe shënoj në portën e boshatisur.

Si ju është dukur Kamarda në këto ditë të para?

Ai ka të ardhmen përpara. Duhet të punojë, duhet të kuptojë disa gjëra. Unë jam këtu për ta ndihmuar dhe për t’i dhënë të gjithë ndihmën që mund të ketë nevojë. Mbase së shpejti do të ulem unë në stol për të luajtur ai sepse fare mirë Kamarda mund të jetë e tashmja dhe e ardhmja e Milanit.

Çfarë objektivash keni për sezonin?

Jam sulmues dhe më duhet të shënoj sa më shumë, por do të jem më i lumtur nëse skuadra fiton trofe edhe pa golat e mi. Kam besim se do të jetë një sezon i bukur dhe me kënaqësi.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"