“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”, Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën
Kilië Mbape është i lumtur për triumfin që Reali i Madridit arriti kundër Gironës dhe tha se tani është momenti për të sfiduar dhe për të mundur Atalantën.
NDESHJA– “Ishte shumë e vështirë. E dinim sa e rëndësishme që ishte. Girona bën shumë presion, por ne e nisëm ndeshjen siç duhet. Shënuam në pjesën e parë dhe në të dytën dolëm më mirë në fushën e lojës. Shënuam 2 gola të tjerë dhe patëm kontrollin e lojës”.
GOLI- “Është thjesht pjesë e punës sime. Dua që të ndihmoj skuadrën dhe të luaj me personalitet që Reali të fitojë”.
BELLINGAM- “Është lojtar i jashtëzakonshëm. Një lojtar i madh. Të luaj këtu me futbollistë të kualiteti të tillë është kënaqësi për mua. Xhud ka bërë një ndeshje të madhe, por gjithashtu edhe Brahim Diaz dhe Arda Gyler. Jemi një ekip dhe shumë të lumtur për fitoren që arritëm”.
ATALANTA- “Do të luajmë në Champions dhe aty janë gjithmonë skuadrat e forta. Duhet që të fitojmë sepse kemi humbur ndeshjen e fundit dhe jemi gati për të luftuar dhe për të triumfuar”.
PRESION– “Unë e di që kur je yll në futboll të gjithë do të flasin për ty dhe sigurisht që do të komentojnë gjithçka që bën në fushë dhe jashtë saj. Është pjesë e jetës dhe e këtij sporti”.
DEKLARATA- “Hera-herës publikohen edhe gjëra të pavërteta rreth meje dhe më duhet të flas që njerëzit të mos mendojnë se të gjitha gjërat që thuhen duhet të pranohen”.
PANORAMASPORT
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"