Golat në Spanjë, Levandovski i lëshon sfidën Bellingamit: Sezoni është i gjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 20:14

Golat në Spanjë, Levandovski i lëshon sfidën Bellingamit: Sezoni është i gjatë

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski ka marrë çmimin “Pichichi” për sezonin 2022- 23 të enjten në mesditë për 23 golat e tij të shënuar në La Liga. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ana, sulmuesi polak ka fituar çmimin e tij të parë si golashënuesi më i mirë që në sezonin e tij të parë me Barcelonën. Golat e tij ishin vendimtarë për katalanasit për të ngritur titullin dhe, çuditërisht, asnjë nuk ishte nga pika e penalltisë.

leva

Polaku, i cili në Bundesligë kishte qenë golashënuesi më i mirë në tetë sezone radhazi, foli në spanjisht për të falenderuar pjesëmarrësit dhe dhënësit të trofeut të tij të parë si golashënuesi më i mirë në La Liga. “Dua të falenderoj familjen, ekipin, trajnerin dhe stafin tim. Ishte shumë e rëndësishme të përshtatesha shpejt me ekipin, të gjithë më ndihmuan që në fillim. Ne (Barcelona) fituam La Ligën, Superkupën dhe tani ky trofe si golashënuesi më i mirë në sezonin e kaluar. Jam shumë i lumtur” tha Levandovski, duke buzëqeshur. Sfida me Bellingamin – Por në ndryshim nga sezoni i kaluar, ky sezon ka qenë më pak “pjellor” për sulmuesin.

I kushtëzuar dhe nga dëmtimet e pësuara, ai është i katërti në renditjen e golashënuesve më të mirë. Kur është luajtur diçka më shumë se 1/3 e sezonit, listën e kryeson Xhud Bellingam me 10 gola, por Levandovski nuk e ka thënë ende fjalën e tij. Ai ka premtuar garë deri në fund me yllin e Realit të Madridit dhe kandidatët e tjerë. “Sezoni është i gjatë. Është shumë e vështirë të shënosh shumë gola në kampionat, por ne jemi Barcelona dhe duam të fitojmë dhe të arrijmë shumë gola”, tha ai.

Më tej, Leva nuk ka hezituar të tregojë edhe portierin Mark Andre Ter Shtegen që ia ndërlikon më shumë jetën. Polaku ka siguruar se e vuan çdo ditë në stërvitje. “Nuk është e lehtë të shënosh kundër Ter Shtegenit në stërvitje. Por kjo më ka ndihmuar shumë në ndeshjet zyrtare”, tha sulmuesi i kombëtares polake.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"