Goditje “in-extermis” në merkato/ Klubi i Kategorisë së Parë huazon mesfushorin e Skënderbeut dhe federon 3 të huaj
Klubi i Maliqit, që militon në Kategorinë e Parë, ka surprizuar me lëvizjet në fundin e merkatos! Mesfushori i Skënderbeut Vasil Tuni, iu bashkua maliqarëve ditën e sotme në formë huazimi, teksa do të jetë pjesë e tyre deri më fund të sezonit.
Gjithashtu në një hulumtim të “Panorama Sport”, rezulton se Maliqi ka federuar në ditën e fundit të merkatos edhe 3 futbollistë të huaj.
Bëhet fjalë për sulmuesin nigeriani Ede Çidera Xhejms, mbrojtësin francez Kamisoko Fouseni dhe mbrojtësin tjetër brazilian Pedro Lukas. Të 3 këta futbollistë pritet të bashkohen me juglindorët ditën e nesërme.
Ndërkohë për sa i përket 2 mesfushorëve brazilian, që Maliqi federoi më datën 21 janar, duket se kjo marrëveshje nuk shkoi ashtu siç pritej dhe lojtarët, Karvalho Juri dhe Kristofer Luiz nuk zbarkuan kurrë për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Malësija.
Kjo detyroi drejtuesit e Maliqit, që në minutat e fundit të merkatos, të kushtëzuar nga mos mbërritja e brazilianëve, të ndryshonin kurs, duke afruar 3 futbollistët të tjerë të huaj.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"