Postuar: Qershor 11, 2024 | 17:21
Goditje dyshe në merkato, Besa afron dy futbollistë 21-vjeçarë nga “Ramiz Sadiku”
Ka shkuar në pesë numri i futbollistëve të afruar te Besa në merkaton e verës. Pas Mentor Mazrekajt, Jurgen Goxhës dhe Donald Mëllugjës, kavajasit kanë kryer edhe dy përforcime të tjera që vijnë nga Kosova.
Pikërisht bëhet fjalë për qendërsulmuesin Erduan Ibrahimi, si dhe mbrojtësin e djathtë Bind Maxhuni. Të dy lojtarët janë të moshës 21-vjeçare dhe vijnë nga skuadra kosovare e “Ramiz Sadikut”.
FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"