Postuar: Korrik 16, 2024 | 22:38
Gjueti talentesh, Dinamo prezanton edhe sulmuesin 19-vjeçar që është pjesë e kombëtares së…
Dinamo vazhdon gjuetinë e talenteve. Pas Adrian Doçit ditën e sotme, blutë kanë prezantuar edhe 19-vjeçarin Andre Jordi Ella, i cili është pjesë e kombëtares së Gabonit U-23.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Dinamo bën me dije se Ella luan në krahët e sulmit dhe ditën e sotme ka hedhur firmën mbi kontratë për të qenë pjesë e futbollit shqiptar.
STATUSI I DINAMOS:
André Jordy Ella është zyrtarisht lojtar i FC Dinamo City.
19-vjeçari që është edhe pjesë e kombëtares së Gabonit U-23, luan në krahët e sulmit dhe ditën e sotme ka arritur marrëveshjen me klubin duke hedhur firmën mbi kontratë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"