Gjoka e nis me barazim kundër Tiranës, trajneri i Skënderbeut: Në pjesën e parë skuadra si ai njeriu që mban 100 kile në kurriz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 19:29

Gjoka e nis me barazim kundër Tiranës, trajneri i Skënderbeut: Në pjesën e parë skuadra si ai njeriu që mban 100 kile në kurriz

Ernest Gjoka nisi aventurës si trajner i Skënderbeut me barazim 0 me 0 përballë Tiranës 

bandicam 2024-12-05 19-29-07-684

Pas ndeshjes deklaroi:

“Mendoj se pjesa e dytë ishte ndryshe. E para vazhdon në trysninë psikologjike të kësaj kohe që nuk kanë pasur ecuri pozitive. Deri diku jam i kënaqur.

Këto pak ditë që kisha në dispozicion nuk është se bëra diçka në strategji dhe manovër. Thjesht doja të bëja diçka, të mbushej zona për golin. U munduam të flasim të gjithë si klub për ndryshuar Skuadra në pjesën e parë është si ai njeriu që mban 100 kile në kurriz dhe që i thua vrapo shpejt. Ishte thjesht një punë e shpejt dhe diçka ndryshe, që taktikisht e keni parë.

Kur ngrehesh lart për presionin, patjetër skuadra kundërshtare mundohet të shkojë me topin e gjatë. Vetëm në pjesën e parë reaguam pak keq, në të dytën e lexuam më mirë. Nuk mund të ndërhysh përnjeherë për diçka ndryshe. Unë mendoj pjesa e parë shkoi pak keq dhe nuk ishte taktike dhe teknike, por psikologjike. Na mungoi fati për të shënuar dhe ndoshta mund të ishte rezultat tjetër, u shpreh Gjoka për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"