Gjimshiti, stoiku i Atalantës! Mbrojtësi kuqezi ka përfunduar 27 sfida nga 32 sezonale në të gjitha turnetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 12:00

Gjimshiti, stoiku i Atalantës! Mbrojtësi kuqezi ka përfunduar 27 sfida nga 32 sezonale në të gjitha turnetë

Ndeshja ndaj Sasuolos, si dhe 3 pikët e fituara, ishin të çmuara për konfirmimin që erdhi mbi Berat Gjimshitin i cili së bashku me De Ron që kanë qenë më të pranishmit në fushë të gjithë sezonin. Gjimshiti

Klasifkimin në fjalë, për të qenë të qartë, e kryeson mbrojtësi shqiptar. Në mënyrë konvencionale, kohët shtesë nuk janë llogaritur në statistika, por duke parë gjithë kohën e kaluar në fushë nga lojtarët bluzi, të dhënat janë kurioze. Nga 3143 minutat zyrtare të luajtura në 32 ndeshje, Gjimshiti luajti 2806, me De Ron që është i dyti me 2759.

Këta janë dy lojtarët kyç për Xhan Piero Gasperini, siç e dëshmon fakti që qendërmbrojtësi shqiptar ka luajtur 30 nga 32 ndeshje ndërsa shoku i tij holandez ka mbetur në 29. Në vendin e tretë në renditjen speciale është braziliani Ederson (30 paraqitje) me një tjetër fakt kurioz që meriton për tu theksuar: këta tre lojtarë janë të vetmit në skuadër që kanë luajtur të paktën 85 për qind të minutave zyrtare në ndeshjet e kampionatit, të Kupës së Italisë dhe të Ligës së Europës.

Gjimshiti dhe De Ron kanë qenë titullarë në të gjitha ndeshjet e luajtura teksa në 27 qëndruan në fushë nga fillimi në fund. Duke lëvizur nëpër tabelat e frekuentimit, padyshim që do të gjeni të gjithë lojtarët “më të rëndë” për Gasperinin, por ka edhe një kuriozitet për Pasaliçini: me 29 paraqitje zyrtare nga 32, kroati ka grumbulluar vetëm 1518 minuta në fushë. Ai ka startuar 13 herë si titullar dhe vetëm në gjysmën e tyre ka mundur të përfundojë të gjitha minutat e sfidës.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"