“Gjelat” e Bajernit trembin tifozët, përgatisin valixhet para kohe
Prestigjiozja franceze, “L’Equipe”, trazoi ujërat me raportimin surprizë se Lukas Hernandez ka rënë dakord me PSG-në për kushte personale, e cila shoqërohet me kalimin në verë te “princërit” pa lajmëruar paraprakisht bordin e rekordmenëve gjermanë.
Blerja më e shtrenjtë në historinë Bajernit (i kushtoi 90 milionë euro) vuan lëndimin dhe vendi i titullarit nuk është i sigurt. Megjithatë, mediat vendëse u mëshuan fort bisedimeve mes bordit dhe agjentit të lojtarit për të rinovuar kontratën, e cila përfundon verën e vitit 2024.
“Bild”, nga ana tjetër, i “fshikulloi” njoftimet e parisienes, duke i cilësuar si aludime. Vlen të theksohet se Lukasi nuk është problemi i vetëm në Mynih, pasi Benzhamë Pavar s’e ka ndarë mendjen rreth fanellës që do të djersijë për sezonin e ri.
Brazo e ka shfaqur disa herë se dëshiron që ish-futbollisti i Shtutgartit të vazhdojë aventurën në “Allianz Arena”. Për 27-vjeçarin, Reali, Barcelona, Çelsi dhe Mançester Junajtid e ndjekin prej kohësh, me shpresën se mbrojtësi do të tundohet nga kushtet financiare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"