Gati për hapin e madh në karrierë, mbrojtësi 26-vjeçar i Kombëtares shqiptare pranë akordit me klubin e La Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2025 | 21:07

Gati për hapin e madh në karrierë, mbrojtësi 26-vjeçar i Kombëtares shqiptare pranë akordit me klubin e La Ligës

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, duket se po bëhet gati për hapin e madh në karrierë. 26-vjeçari i cili është pjesë e skuadrës së Famalikaos në elitën e futbollit portugez, ku i është besuar edhe shiriti i kapitenit, së fundmi ka përfunduar në “radarët” e klubit të Selta Vigos që militon në La Liga.  

mihaj

Mihaj ka kontratë me skuadrën portugeze deri në vitin qershor të këtij viti. Kujtojmë që lojtari shqiptar ishte transferuar te skuadra nga Portugalia në vitin 2022 për 200 mijë euro, por tani vlera e tij është 3 milionë euro.

Enea Mihaj

Gjasat janë të mëdha që 26-vjeçari të transferohet në La Liga, duke qenë se kontrata e tij përfundon në fund të sezonit. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"