Galiani sulmon Milanin dhe ekipet e mëdha italiane: Tentuan të ulnin numrin e skuadrave në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 17:54

Galiani sulmon Milanin dhe ekipet e mëdha italiane: Tentuan të ulnin numrin e skuadrave në Serinë A

Seria A është aktualisht një kompeticion që zhvillohet me 20 skuadra pjesëmarrëse. Por klubeve të mëdha nuk u pëlqen kjo skemë dhe janë munduar kohët e fundit që të zvogëlojnë këtë numër në 18.

661e98f2c80f2.r_d.1442-965-2468

Kjo ka sjellë reagimin e skuadrave më të vogla, të cilat kanë hedhur poshtë propozimin e bërë dhe Adriano Galiani, si përfaqësuesi i tyre, meqë drejton Monzën, ka shpërthyer në akuza kundër ekipeve që tentuan ndryshimin.

“Kontrastet e brendshme të sistemit lindin dhe përforcohen kur katër emrat e mëdhenj, Milan, Inter, Juventus dhe Roma, menduan se nëpërmjet heqjes së të drejtës së marrëveshjes mes Federatës dhe Ligës, mund të ndryshonin formulën e Serisë A nga 20 skuadra, në 18 skuadra”, tha Galiani, i cili zbuloi se vetëm këto klube kishin qenë pro kësaj ideje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"