Futbollisti nuk duket në stërvitje, Skënderbeu ndan rrugët me mesfushorin titullar
Duket se Skënderbeu ka ndarë përfundimisht rrugët me mbrojtësin-mesfushor Randi Dumfur. Lojtari që prej kohësh mungon te korçarët duket se ka vendosur të mos kthehet më në skuadër, pasi do të ndryshojë ambient.
Pas shumë tentativave dhe pritjeve të gjata, klubi juglindor duket se është lodhur dhe po mendon t’i hapë rrugën transferimit të tij qoftë edhe me një përfitim minimal. Ende nuk dihet se cila ka qenë kërkesa e fundit financiare e Skënderbeut për t’i dhënë lejen e kalimit këtij futbollisti që të luajë diku tjetër, por duket se një gjysmë akordi është arritur.
Tashmë pritet zyrtarizimi për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje, por Randi Dumfur mund të konsiderohet tashmë një ish-lojtar i Skënderbeut. Ai ka qenë titullar me korçarët dhe klubi pak a shumë i ka paraprirë situatës, duke ditur që ganezi mund të mos kthehej në Korçë.
LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"