Futbollisti në fushë duke luajtur në Ligën e Konferencës, hajdutët tentojnë t’i grabisin shtëpinë
Kriminelët në aksion dje në Firence në shtëpinë e Antonin Barak teksa lojtari i Fiorentinës ishte i zënë në stadiumin “Franchi”. Episodi ndodhi pikërisht në momentin që po luhej ndeshja e Ligës së Konferencës, e fituar 2-0 ndaj Viktoria Pëlzen.
Hajdutët janë përzënë, shkruan ‘La Nazione’ në versionin e saj online, nga disa banorë që kanë telefonuar në 112. Policia ka ndërhyrë në vendngjarje. Sipas asaj që është rikonstruktuar, dy persona kanë hyrë në shtëpinë e futbollistit duke thyer xhamin e dritares për të kryer sulmin, por ardhja e një fqinji prishi planet.
Të dy janë parë nga një tjetër banor i lagjes teksa po largoheshin me fytyrë të mbuluar. Hajdutët nuk kanë vjedhur asgjë: hetuesit po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e vëzhgimit me video në zonë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"