Fusha e mbuluar me dëborë, shtyhet me 24 orë ndeshja e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2021 | 10:51

Fusha e mbuluar me dëborë, shtyhet me 24 orë ndeshja e Kategorisë së Parë

Kategoria e Parë zbret në fushë sot. Ishte programuar që të luheshin të teta ndeshjet, por do të jetë e pamundur. Korabi-Shkumbini është shtyrë me 24 orë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.

stadium1

Shkak është bërë dëbora që ka zaptuar stadiumin e Peshkopisë prej ditësh. Edhe pse klubi ka bërë të pamundurën që ta pastrojë, reshjet kanë vazhduar.

Vetë dibranët, me anë të një postimi në profilin e tyre në “Facebook”, njoftonin se takimi do të zhvillohet të mërkurën dhe jo të martën. Ata po bëjnë çmos që tapeti të pastrohet e të jetë gati për përballjen me peqinasit.

“Shtyhet sërish takimi KF Korabi– KF Shkumbini për shkak të kushteve atmosferike. Takimi i parashikuar të luhej ditën e martë do të spostohet për ditën e mërkurë, datë 15.12.2021.

Ndërkohë, këto ditë po punohet intensivisht për pastrimin e tapetit, punë e cila ka nisur nga mëngjesi i ditës së sotme (djeshme)”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"