Furtunë në klubin e futbollistit të Kombëtares, shkarkohet trajneri pas ndeshjes së parë në Champions
Humbja historike me shifrat 9-2 përballë Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve, ka sjellë ndryshime radikale në radhët e klubit të Dinamo Zagreb. Drejtuesit nuk kanë përjetuar mirë turpërimin që pësuan dhe kanë vendosur shkarkimin e trajnerit Sergej Jakiroviç.
Ky i fundit kishte marrë drejtimin e skuadrës një vit më parë dhe kishte udhëhequr ekipin ku bën pjesë edhe Arbër Hoxha, drejt triumfit në kampionat dhe në Kupën e Kroacisë, në një moment kur të gjithë mendonin se klubi ishte në krizë. Ai ia doli që të siguronte dhe fazën në grupe të turneu.
Por zgjedhjet e tij për ndeshjen me Bajernin dhe fakti që skuadra hyri në histori me një rekord negativ që do të jetë e vështirë të harrohet, sollën vendimin për shkarkimin Jakiroviç, i cili ën drejtimin e Dinamo Zagreb arriti një ecuri rekord prej 21 ndeshjesh zyrtare radhazi pa humbje. Pikërisht Jakiroviç ishte ai i cili insistoi për afrimin e Hoxhës gjatë merkatos së janarit, ndërsa tani pritet të shihet si do të jetë hierarkia në skuadër e futbollistit të Kombëtares me trajnerin që pritet të emërohet së shpejti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"