“Frymëzohem për t’i shënuar gola Tiranës”, Qefalija: Ju tregoj sekretin e formës së mirë të Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 21:45

“Frymëzohem për t’i shënuar gola Tiranës”, Qefalija: Ju tregoj sekretin e formës së mirë të Dinamos

Mesfushori i Dinamos, Klevi Qefalija ishte një ndër autorët e golave kundër Tiranës. Ai u shpreh i lumtur për fitoren, por shpjegoi se nuk mund të festonte për hir të ish-skuadrës së tij.bandicam 2024-12-14 21-41-56-491

“Normalisht frymëzohem çdo ndeshje, me Tiranën frymëzohem edhe më tepër, nuk mund të festoj për shkak të kohës që kam kaluar atje dhe tifozëve pasi nga atje kalova këtu. Gjithmonë mund të bëj më mirë, ndjehem mirë me skemën, ndjehem mirë edhe me grupin, dimë të lëvizim njëkohësisht me grupin. Trajneri na ka dhënë besim. Mendoj sekreti është fryma e grupit, ai kërkon shumë nga ne, punojmë shumë gjatë javës, trajneri na motivon për mirë. Kemi edhe harmoni, nuk bëhemi xhelozë”, deklaroi Qefalija për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"