Fotolajm/ Degradon stadiumi i Gjirokastrës, shikoni çfarë ndodh në shkallët e tribunës qëndrore
Luftëtari i Gjirokastrës është prej tri vitesh jashtë elitës së futbollit shqiptar, pasi klubi falimentoi dhe më pas e nisi nga niveli më i ulët me një tjetër skuadër (AF Luftëtari) që administrohet nga bashkia.
Aktualisht bluzinjtë janë pjesë e Kategorisë së Dytë dhe pozicionohen në vendin e pestë, që të çon në “play off” për të shpresuar ngjitjen. Mirëpo, nëse rezultatet nuk kanë qenë ashtu siç duhet të ishin për një klub që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar, një situatë e trishtë është edhe në stadiumin me një kapacitet prej 8400 vendesh.
Si rezultat i një menaxhimi të dobët të impiantit në vitet e fundit, tashmë në tribunën qendrore mund të gjesh edhe pemë apo barishte që kanë mbirë mes shkallëve. Kjo ka tërhequr vëmendjen e atyre pak spektatorëve që ndoqën ndeshjen e fundit, Luftëtari-Tepelena. Nga ana tjetër, fusha është në gjendje të mjerueshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"