Fotofinishi i çmendur në garën e 100 metrave/ Këmba e xhamajkanit kaloi e para finishin, ja pse iu dha fitorja amerikanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2024 | 10:27

Fotofinishi i çmendur në garën e 100 metrave/ Këmba e xhamajkanit kaloi e para finishin, ja pse iu dha fitorja amerikanit

Sprinteri amerikan Noah Lajls u shpall dje fituesi i garës më prestigjioze të atletikës, asaj të 100 metrave. Sportisti i njohur mundi në një finale të çmendur xhamajkanin Kishejn Tompson, me medaljen që u caktua nga fotofinishi, pasi të dy realizuan kohën 9,79 sekonda.

sdaasadddaadsada

Vetëm pak të mijtat e sekondës bënë që Lajls të shpallej kampion olimpik në këtë disiplinë, në një finale që do të kujtohet gjatë për rivalitetin që kishte. Duke parë pamjet në fakt, dallohet se si Thompson është i pari që prek vijën e finishit me këmbën e tij, ndaj shumëkush ka pyetur pse suksesi iu dha Lajls.

sadasdaadasasas

Arsyeja është e thjeshtë. Në garat e shpejtësisë, përcaktimi i vijës nuk bëhet si në futboll. Në atletikë, ai që ka rëndësi për fotofinishin është pjesa e gjoksit. Dhe Thompson e kalon i pari me këmbën e tij vijën e binishit, pro jo me gjoks, pasi është Lajls ai i cili është i pari mes garuesve që e kalon me këtë pjesë të trupit finishin e kësaj gare të çmendur që e shpalli Kampion Olimpik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"