Postuar: Shtator 7, 2024 | 21:01
FOTO/ Zbulohet arsyeja, ja pse dueli Ukrainë-Shqipëri startoi me vonesë
Dueli mes Ukrainës dhe Shqipërisë startoi me afro 5 minuta vonesë. Fillimisht skuadrat dolën vonë në fushën e blertë. Ndërkohë që sulmuesi i Ukrainës, Jaremçuk, u detyrua të ndërronte getat, pasi i kishte grisur dhe nuk u lejua nga gjyqtari që të luante me getat e grisura.
Kësisoj sulmuesi ukrainas mori kohën e tij për të veshur një palë geta normale, teksa më pas u dha “OK”-i për startin e sfidës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"