Postuar: Prill 6, 2024 | 20:14
FOTO/ Tension në ndeshjen ku Besëlidhja “humbi kreun”, në fushë edhe policia
Skuadra e Besëlidhjes ka “humbur kreun” e renditjes në Grupin A të Kategorisë së Dytë, pasi është ndalur në barazim në shtëpi nga Tërbuni me shifrat 3-3. Një rezultat që i jep mundësinë Valbonës t’i kalojë lezhjanët meqë ka një ndeshje më pak.
Natyrshëm që një situatë e tillë nuk ka kënaqur vendasit dhe në foto e shpërndara në rrjetet sociale nga tifozët e Tërbunit, janë pasqyruar edhe disa momente tensioni në fund të ndeshjes.
Aty ka pasur një konfrontim mes lojtarëve vendas dhe atyre miq, teksa kishte edhe kërcënime nga tribunat. Ndërhyrja e delegatit por edhe e forcave të rendit në ambientet e stadiumit, nuk ka lejuar që situata të përshkallëzohej.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"