FOTO/ Sulmuesi i Dinamos stërvitet në Tiranë, dokumentet i mohojnë fazën në Itali
Me Dinamon nuk kanë mundur të udhëtojë drejt Italisë sulmuesi Peter Itodo Mandela, një nga afrimet e verës.
Gazeta mëson se pengesë është bërë një dokument, që lojtari duhej ta kishte marrë që në kohën kur ishte pjesë e Luzit. Sulmuesi po stërvitet në Arbanë këtë periudhë, me Dinamon U-21, madje luajti me të në një miqësore fundjavën e kaluar.
Mungesa e Mandelës prish pak punë për stafin teknik, pasi ai konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për formacionin e kryeqytetasve. Nëse do të ishte me skuadrën në Itali, me siguri ai do të ingranohej më mirë me grupin.
Po për çështje dokumentesh ka mbetur në Tiranë edhe Xhordi, një tjetër lojtar i huaj që është afruar te Dinamo gjatë merkatos së kësaj vere. Edhe për dy javë këta dy lojtarë duhet të stërviten larg ekipit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"