FOTO/ Shkëlqen një futbollist i Kombëtares, njihuni me 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës
Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Mirlind Daku me notën 8.3 pasi shënoi gol dhe asist me Rubin Kazan kundër Akhmat Grozni.
Lindon Selahi renditet në vendin e dytë me notën 7.5. Mesfushori shqiptar vulosi fitoren e Rijekës duke shënuar një gol fantastik.
Në të tretin pozicionohet Jon Mersinaj. Indrit Tuçi dhe Anis Mehmeti janë vlerësuar me notën 7.3. Mehmeti ishte heroi për Bristolin pasi shënoi golin e vetëm të sfidës duke i dhuruar 3 pikët skuadrës së tij kundër Leisterit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"