FOTO/ “Mirë se vjen Mesi”, ministri arab publikon fotot: Ditë të bukura, blerje luksoze
Kur në Francë nuk ndalen polemikat për largimin e Mesit në drejtim të Arabisë Saudite, argjentinasi po shijon pushimet. Diçka të tillë, e ka zbuluar ministri i turizmit në Arabinë Saudite, Ahmed Al Khateb.
Ky i fundit ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, duke promovuar turizmin e vendit të tij dhe natyrisht, askush më mirë se Mesi nuk mund ta bënte diçka të tillë. Leo Mesi u largua në drejtim të Arabisë pa marrë leje nga klubi dhe kjo ka bërë që largimi nga PSG të jetë i pashmangshëm.
“Mesi dhe familja e tij po e trajtojnë veten me kuzhinat e mrekullueshme dhe të shijshme si edhe me blerje luksoze në ‘Via Ryadh’, e ndjekur nga një pasdite e mbushur me argëtim, lojëra, eksperiencat VR dhe me kohë kualitative në Bulervardin e Qytetit të Riad. Mirë se vjen Mesi”, shkruan Ministri i Turizmit për argjentinasin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"